Interneti, i frikshëm për Angelina Jolie dhe Brad Pitt-inAngelina Jolie dhe Brad Pitt kanë angazhuar një ekip të sigurimit të internetit, për të mbrojtur fëmijët e tyre. Aktorja ka deklaruar se ata e konsiderojnë internetin të frikshëm dhe nuk duan që gjashtë fëmijët e tyre të jenë në rrezik derisa shfletojnë uebin.

“Ne kemi angazhuar dikë që e monitoron këtë. Është një botë e re e frikshme”, ka deklaruar aktorja.

Si Angelina, ashtu edhe Brad, nuk janë aktiv në mediet sociale dhe e pranojnë se kuptimi i dobët i rrjeteve sociale dhe aktiviteteve në internet, i ka shtyrë që të angazhojnë një ekip të ekspertëve për të mbrojtur fëmijët e tyre.

“Është prapa asaj që ne kuptojmë. Ne as që e dimë se çfarë të kërkojmë, prandaj duam të sigurohemi që fëmijët tanë janë të mbrojtur”, ka shtruar Angelina, duke treguar se fëmijët e saj nuk janë aq të kënaqur me këtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here