Këngëtari Sami Ysuf, i cili luan në 9 instrumente, ndërsa tekstet dhe muzikën e këngëve të tij i bën vetë, në një intervistë për “Lajm”, thotë se inspirimi i vjen nga njerëzit. Ka dëgjuar për Maqedoninë, dhe thotë se do të ishte bukur të vizitonte atë, si pjesë e turneut të tij botëror.

Jeni një nga myslimanët më të famshëm në botë, një artist shumë i suksesshëm dhe një person i respektuar. BBC News Magazine ju ka emëruar si një nga 30 britanezët më të famshëm, keni pranuar një doktorature nderi nga Roehampton University për kontributin tuaj në muzikë dhe para pak kohësh jeni radhitur si një nga 500 myslimanët më me ndikim. Si ndjeheni për këtë?

Sami Yusuf: Ndjehem shumë i lumtur dhe i nderuar nga e gjithë mirënjohja dhe shpërblimet, por gjëja më e veçantë dhe e rëndësishme për mua është të diturit se diku, dikush është i prekur ose ndikuar nga muzika ime. Me të vërtetë është një bekim. Fatkeqësisht, shumë njerëz shpesh jepen shumë pas ‘lavdisë’ dhe ‘trofeve’ duke mbetur jeta në plan të dytë.

Përveç arsimimit tuaj në harmonitë dhe kompozimet e muzikës perëndimore ju keni edhe njohuri solide për meloditë (mekamet) e lindjes dhe luani në nëntë instrumente muzikore. Si filloi interesimi juaj për muzikë dhe kush e zbuloi talentin tuaj?

Sami Ysuf: Për mua muzika çdoherë ka qenë si ushqim. Ajo ka qenë çdoherë prezent në jetën dhe familjen time. Babai im e ka vërejtur interesin dhe talentin tim në një moshë shumë të re (kur isha 2 ose 3 vjeçar). Në moshën 5-6 vjeçare kam mësuar të luaj në darabukë (goditje persiane), dhe pastaj gjërat ndiqnin njëra tjetrën.

Këndoni, shkruani tekste dhe i kompozoni të gjitha këngët tuaja. Cili është burimi i frymëzimit tuaj?

Sami Ysuf: Në përgjithësi inspirohem nga njerëzit dhe çfarëdo që më prek. Ua kthej njerëzve atë që e pranoj nga ata. Dashuria ime për Zotin dhe ‘anën shpirtërore’ gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e muzikës/teksteve të mia.

Tekstet e këngëve tuaja janë prekëse. Meqë i shkruani vetë cili është mesazhi që doni të përcillni përmes tyre?

Sami Ysuf: Për një artist ekzistojnë aspekte të ndryshme që do ta bënin të vështirë të veçojë vetëm një mesazh të qartë …Si një muzikant që është mysliman krenar, mendoj se një nga qëllimet e mija të qarta është të mundohem ta paraqes besimin tonë në formën e tij të vërtetë dhe të pastër dhe të inspiroj rininë t’i ndjekin ëndrrat dhe aspiratat e tyre sa më shumë.

Mbani kontakt me fansat tuaj tërë kohën dhe keni një relacion të veçantë me ta…

Sami Ysuf: Jam shumë i lumtur dhe falënderues që i kam! Asnjëherë nuk kam parë aq besnikëri, mirësi dhe dedikim të demonstruar nga ndonjë grup më shumë se sa ai i përkrahësve të mi. Ata me të vërtetë janë vëllezërit dhe motrat e mia….Fjala ‘fans’ do e zvogëlonte rëndësinë dhe domethënien e tyre.

A do kishit mundur të veçonit ndonjë nga këngët tuaja që e ndjeni më të afërt?

Sami Ysuf: Mendoj se sa me personale të jetë kënga, aq më intime/speciale ajo bëhet…Për shembull: ‘Al Mu’alim’, ‘Muhammad SAS’(Pjesa 1 dhe 2), ‘My Ummah’ dhe shumë të tjera…

Kënga juaj e fundit ‘You Came To Me’ pati një sukses shumë të madh dhe u prit jashtëzakonisht mirë. Më thoni diçka më shumë për të?

Sami Ysuf: ‘You Came To Me’ është kënga e parë nga albumi im i ardhshëm. ETM Internacional të cilët posedojnë të drejtat e autorit u janë ofruar të gjitha llojet e të drejtave për muzikë në celular dhe stimulime komerciale por nuk i kanë pranuar për shkak se kënga është bërë që të jetë një dhuratë për përkrahësit e mi dhe jo një mundësi komerciale. Është bërë për Zotin dhe të Dërguarin e tij, dhe jam krenar të them se nuk është fituar asgjë nga kjo këngë. Ju faleminderit që përkrahët dhe pranuat këtë dhuratë. Do më dukej shumë e pakëndshme të ‘shes’ muzikë religjioze. Besimi nuk shitet.

A do kemi nderin të ju shohim këtu në Maqedoni së shpejti?

Sami Ysuf: Me vullnetin e Zotit! Do ishte një nder. Kam dëgjuar se është shumë bukur atje. Do ishte bukur ta vizitoj, si pjesë e turneut botërore.

Cila është këshilla juaj për rininë tonë?

Sami Ysuf: Ndiqni ëndrrat dhe aspiratat tuaja. Mos lejoni që prangat nga traditat e vjetra presioni, zakonet familjare dhe pritjet e njerëzve t’ju parandalojnë nga përmbushja e ëndrrave tuaja. Synoni të jeni MË TË MIRËT dhe asgjë më pak…Qëndroni besnik zemrës, sepse ajo asnjëherë nuk gënjen./Gazeta Lajm /

1 Koment

  1. po i mir sami ysuf viq edhe qikjo ilahija yom came to me shume mir ilahit ma te mirat i ka sami ysuf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here