Ashtu sic e tha vete, Arditi vendosi ta nise me kembe te mbare sezonin e ri te programit maratone, “E Diela Shqiptare” ne Tv Klan.

Dhe per kete, te ftuarit e pare i kishte vertet speciale. Ini Gjoni dhe vajza e saj Coco Antonela. Ish-shoe girl qe prej kohesh aktivizohet ne skenen e teatrit si regjisore dhe ne Tv me emision te perjavshem, qendroi ne pjesen e pare te “Se Dieles Shqiptare”, duke sjelle nje atmosfere te kendshme familjare.

Duke u perkedhelur here ne prehrin e Inisit dhe here tek Arditi, Coco Antonela ka qendruar ne emision duke iu gezuar madje dhe duartrokitjeve te shpeshta qe ajo, ndonese ende e vogel, i kushtonte vemendje sa here qe i degjonte. Ne biseden me Arditin, Inisi pohoi se qe nga ardhja ne jete e vogelushes se saj, ia ka perkushtuar gjithe kohen e dites duke i qendruar prane ne cdo moment. “Nuk mund te rri as edhe nje cast larg saj dhe kam vendosur qe te shijoj keto kohe te lumtura”, – u shpreh Inisi, duke premtuar ama se do te jete e pranishme per publikun, me pasionin e saj, regjine dhe me daljet mediatike.

Ndonese emisioni i perjavshem per momentin eshte nderprere, Inisi premtoi rikthimin serish. Edhe pse sic tha vete ajo, “gjeja qe me pelqen me shume te bej, eshte puna pas kuintave”. Inisi tha se vjen ne skenen e teatrit, brenda muajit tetor, me vepren “Klani i te panjohurve”, puna per te cilen eshte drejt fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here