Nuk kanë mbetur gjatë sekret surprizat e spektaklit “Miss Shqipëria 2010”. Në këtë edicion të 12-të të konkursit të organizuar nga Petri Bozo, do të konkurrojnë në Kalanë e Gjirokastrës, mbrëmjen e 1 korrikut, 32 vajza të përzgjedhura nga 450 pretendente të paraqitura në zyrat e “Deliart Association”.

Ndërkohë që këtë vit Petri Bozo ka ftuar dy personazhe interesante të njohur në këtë fushë, miq të hershëm të “Miss Shqipëria”.

Inis Gjoni dhe aktori Artan Imami do të jenë prezantuesit e këtij viti, në një spektakël që parashikohet të jetë jo vetëm i ethshëm për nga niveli i konkurrencës, por edhe i mbushur me të ftuar që do të elektrizojnë mbrëmjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here