Edhe pse nuk e kemi parë shpesh të jetë frekuentuese e jetës së natës, kur i mbush mendjen vetes për t’u argëtuar, Inis Gjoni gjendet gjithmonë e rrethuar nga miqtë në lokalet e kryeqytetit.

Ndryshe nga herët e tjera, ajo që bie në sy në këto foto është fakti se Inisi nuk është e shoqëruar nga motra e saj e vogël, Ingrid Gjoni.

Duket se ato bëjnë vërtet një jetë të pavarur nga njëra-tjetra, edhe pse janë pjesë e një shoqërie të zgjedhur artistësh.

Një fakt vazhdon ta bëjë atë ende tërheqëse: me një buzëqeshje që duket se nuk e heq kurrë nga buza, vajza e njohur e ekranit reflekton ende një imazh të freskët, të kuruar me kujdes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here