Nuk pranon të japë detaje për ardhjen në jetë të vajzës, përveçse dëshiron vetëm të shijojë këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj dhe të paprovuar më parë, atë të ndjenjës së mëmësisë.

Vajza e njohur e spektakleve ka sjellë në jetë të enjten vajzën e saj të quajtur Coco Antonel.

Emri ka qenë një dëshirë e të shoqit të ndjerë, Arian Selimi. Coco ka qenë personazhi i tij i preferuar në komedinë “Salla e Banjës”, që është vënë në skenë nga vetë Inis Gjoni, ndërsa Antonel është gjinia femërore e emrit të babait të ndjerë të Inisit.

Vajza erdhi në jetë nga martesa që Gjoni kishte me Selimin, ndërkohë që thuhet se është përlotur në momentet e para të sjelljes në jetë të bebes. Mes shumë urimeve dhe buqetave me lule që i kanë shkuar Inisit në maternitet direkt pas marrjes së lajmit të bukur, ka qenë dhe një telefonatë e familjarëve të Arian Selimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bashkuar dhe ata me këtë gëzim të saj, pas ditëve të vështira që kaloi ajo me humbjen tragjike të bashkëshortit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here