Flet për “KJ” showgirl-i skenës mbi rikthimin në skenë

Inis, sezoni i ri artistik ju gjen me prova me komedinë “Klani i të divorcuarve”. Si lindi ideja për vënien e kësaj vepre në skenën shqiptare?

Kjo komedi ka një histori interesante. Këtë punë e kam nisur që vitin e kaluar, por për shkak se unë isha shtatzënë nuk mundëm ta vazhdonim si projekt, ndaj tani u ndjeva gati për ta vendosur në skenë. Nga ana tjetër, vepra më ka rënë në dorë prej kohësh dhe kam pasur fatin të takoj autorin e veprës, i cili është një nga aktorët, dramaturgët më të njohur të skenës së teatrit në Paris, dhe jo vetëm në Paris, por edhe jashtë Francës. Alil Vardari është nja autor me origjinë shqiptare, ku unë pata fatin ta takoj kur ne rrugëtuam me shfaqjen “Apologjia e Sokratit” në Paris, ku ne luajtëm në një nga teatrot e Alil Vardarit.

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, Teatri ka marrë përsipër të realizojë vepra shqipe. Është kjo një zgjedhje që ju shtyu drejt kësaj komedie?

Sigurisht! Objektivi i Teatrit të Komedisë në këtë vit jubilar është që të sjellim sa më shumë shfaqje shqiptare, kjo ishte dhe arsyeja që bëra këtë zgjedhje. Vepra erdhi e përkthyer nga Ylljet Aliçka.

Çfarë ka në qendër të saj kjo vepër?

Kjo është një komedi intime, ashtu siç ishte komedia “Salla e banjës” e realizuar vitin e kaluar. Këto komedi flasin për jetën reale, atë të prekshmen ku publiku pa shumë sforco me anë të gjuhës dhe zhargonit që gjen në komedi shikon jetën, me të cilën ballafaqohet çdo ditë. Prandaj, gjithmonë po synohet të flitet me gjuhën e të vërtetës pa u munduar ta zbukurojnë atë.

“Klani i të divorcuarve” prek një temë shumë aktuale që shoqëria shqiptare ballafaqohet çdo ditë…?

Komedia si linjë kryesore ka një temë aktuale që prek vendin tonë, por edhe të gjithë botën. Unë gjatë kohës që nisa të punoja për këtë vepër, gërmova shumë për të parë se ku ndodhet shoqëria jonë, por edhe ajo mbarëbotërore. Nga një sondazh që unë lexova, ajo që m’u duk interesante dhe, nga ana tjetër, alarmante është që Shqipëria renditet e 14 për numrin e lartë të divorceve, ndërsa e pesta në Europë pas viteve ’90. Ky konstatim ishte mjaft interesant, pasi dhe komedia ka në trekëndëshin e saj tre gra të divorcuara; Stefania 37 vjeç, e cila pas 5 vitesh martesë kupton se bashkëshorti nuk i përket nivelit të saj shoqëror; Brizhilda një fermë jo e pashme, por di si ta shesë vetveten dhe Merin, e cila është më e përkëdhelura. Ajo që të bën përshtypje nga divorcet sot, por edhe në komedinë “Klani i të divorcuarve”, është forca e femrës. Rikthimi juaj në teatër ka ndjekur të njëjtën linjë, në qendër ka qenë gjithmonë figura femërore.

Pse kjo zgjedhje?

Ke të drejtë kur thua se në qendër të veprave teatrale gjithmonë ka qenë figura femërore. Një vit më parë vura “Sallon e banjës”, “Vdekjen e mbretëreshës” dhe në qendër vazhdimisht është figura e femrës me të gjitha elementët që e bëjnë atë jetësore. Nuk bëj pjesë tek ato femra që janë feministe 100 karatësh, por që vlerësoj mençurinë e saj, forcën dhe mbijetesën. Është një temë shumë e gjerë. Por, komedia “Klani i të divorcuarve” tregon se sot, divorci nuk është një dramë e pakalueshme nga femrat. Komedia ka në qendër të saj tre personazhe.

Cilët janë ato aktorë që kanë mishëruar këto role pikante?

Kam bërë një përzgjedhje të mirë të aktorëve, jam shumë e kënaqur. Aktori Romir Zalla do të vijë në rolin e një femre, Adriana Tolka dhe Jonida Vokshi.

Si e ka pritur Romiri rolin e këtij personazhi?

Sigurisht që e ka pritur shumë mirë. Romiri është një djalë punëtor, dhe me thënë të drejtën që në fillim kam dashur që aktorët të jenë punëtorë dhe të talentuar. Këtë gjë e përvetësojnë mjaft mirë të tre aktorët. Brenda një kohe të shkurtër keni sjellë në skenën shqiptare katër vepra teatrale.

Teatri është rruga që ju keni zgjedhur për të mos u ndarë më?

Teatri është fusha që unë kam zgjedhur të vazhdoj si artiste. Të qenit regjisore më bën të ndihem komode, vetvetja, më jep kënaqë- si punë. Kjo është ana primare e karrierës sime si artiste. Ndoshta kjo ka ndikuar që gjatë këtyre viteve të jem e angazhuar vetëm me teatrin dhe me asgjë tjetër. Ky është momenti që unë kam nisur vrullshëm dhe me pasion të bërit teatër.

Duke qenë show-girl në skenën shqiptare, keni pasur oferta apo projekte për t’ju rikthyer sërish prezantimit?

E kam menduar që t’i rikthehem sërish skenës, por nuk është se e kam pasur emergjente. Kam pasur disa oferta në lidhje me televizionet, nuk është se i kam refuzuar dhe iu kam mbyllur derën, por teatri më ka mbajtur të lidhur. Arsyeja madhore është se pasioni im për teatrin do të vazhdojë për një kohë që ndoshta s’do të ketë kufi. Nga ana tjetër është se nuk kam kohë fizike për t’u marrë me televizionin, ndaj jam shumë mirë si regjisore.

Pas lindjes së Coco Antonel- ës, koha është dhe më e kufizuar…?

Coco Antonela është mrekullia e jetës sime. Të qenit nënë është një këndvështrim ndryshe, është kënaqësi, çlodhje, ka plot mënyra për ta përkufizuar këtë ndjesi. Izaura Ndoj Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here