Që është e lidhur thellësisht me botën e spektaklit, ekranit e artit të gjithë e dimë. Që së fundi i është futur seriozisht sfidës së vallëzimit edhe këtë e kemi parë.

Por ajo që nuk dinim të gjithë ishte se Inida Gjata apo Zhaku, siç njihet nga shumica është një mbrojtëse dhe përkrahëse e komuniteti gay. Për të dëshmuar këtë ajo organizon më 16 maj edhe një ekspozitë kushtuar LGTB, të titulluar “Kukafshehti”.

Ndërsa komenton lidhur me këtë për të gjithë miqtë e të njohurit. “Që të mund të njihni, kuptoni dhe arsyetoni lirisht mbi të drejtat dhe të padrejtat e njeriut ejani në këtë event ku duhet të jenë të pranishëm më shumë persona jo gay sesa gay, pasi personat jo gay kanë më shumë nevojë për ndihmë në mirëkuptimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Që të mund të kontribuojmë të gjithë në një shoqëri të lirë, duhet të jemi aty për të parë e kuptuar vështirësitë dhe stresin që u shkakton injoranca jonë njerëzve me preferenca seksuale të ndryshme nga tonat. Ejani dhe shihni se çdo të thotë një shoqëri e lirë, e barabartë dhe demokratike”, fton Zhaku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here