Ka surprizuar gjithmonë me gjetjet e saj skenike dhe të njëjtën gjë duket se do të bëjë edhe me klipin e fundit që është duke realizuar.

Ingrit Gjoni, këngëtarja seksi që është dalluar gjithmonë për veçantinë që ka përcjellë përmes klipeve të saj, do të vij shumë shpejt në ekranet shqiptare me videospotin më të ri, në bashkëpunimme kantautorin Stine. Herë si një ballkanase sensuale, e herë si një Lady Gaga shqiptare, Ingriti ia ka dalë më së miri në këtë klip, fakt ky që përforcohet më shumë edhe përmes fotove që po ju servirim sot.

E bukur si gjithmonë, me veshjet tejet interesante e ekstravagante,me aksesorët e zgjedhur me kujdes dhe makijazhin perfekt, Gjoni do të vijë në këtë klip si një ikonë e vërtetë mode.

Format e rrumbullakosura ia shtojnë edhe më shumë hijeshinë këngëtares, e cila pa kurrfarë kompleksi pranon se ka shtuar pak në peshë.

Po si ka vijuar rrjedha e kësaj bisede miqësore me Ingritin? Çfarë do të ketë kaq të veçantë ky klip, që me sa na kanë treguar drejtuesit e \”MAX Production\”, ka rezultuar shumë I kripur në shpenzime.

Më shumë se 10 mijë euro mendohet të ketë shpenzuar këngëtarja, vetëm e vetëm që skena gjigante, si kjo me drita për shembull, të bëhen të prekshme edhe për shqiptaret. I zbulojmë bashkë përmes rreshtave në vijim të gjitha detajet surprizë të këtij videoklipi. (BLUETOOTH)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here