“Bluetooth” ishte i pari që raportoi shtatzëninë e Inis Gjonit dhe gjininë e fëmijës së saj. Ishim të parët gjithashtu, që dhamë lajmin e lindjes dhe jemi sërish sot të parët që po zbulojmë fotot e vajzës së vogël.

Gjatë gjithë kësaj jave, paparaci i suplementit tonë ka qenë në ndjekje të motrave Gjoni dhe në një nga ato ditët me diell, arritëm të shkrepnim fotot që po publikojmë sot.

Na u desh të prisnim pak, ama në fund arritëm të merrnim këto poza të mrekullueshme të dy motrave Gjoni me vogëlushen Coco Antonel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here