Ingrit GjoniIngrit Gjoni, hitberesja e “Hypnotise me”, eshte shprehur se pasioni per aktrimin dhe per teatrin fle brenda saj, por realiteti artistik ne vendin tone nuk ofron shume mundesi.

Ne nje interviste per nje reviste kosovare, kengetarja ka thene se pavaresisht realizimit te saj ne fushen e muzikes, ka shume endrra qe ende nuk i jane bere realitet.

“Me deshiren e Zotit, kam akoma jete per te jetuar dhe ka vend per gjera te tjera, po aq te bukura sa keto qe gezoj sot e qe do deshiroja t`i prekja dhe shijoja. Njeriu nuk kenaqet kurre me ate qe ka, kerkon gjithmone me te miren.

Si te gjithe, edhe une deri sa te vdes do kem deshira qe mezi pres t`ia plotesoj vetes”, deklaroi ajo, ndersa e pyetur se perse nuk e ushtron profesionin per te cilin eshte diplomuar ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane, tha: Pasioni per aktrimin, per teatrin, fle tek une, por realiteti nuk ofron shume mundesi per nje aktor dhe qe te jem e sinqerte, nuk do doja te perfundoja dubluese filmash.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here