Sot në “Bluetooth” do të sjellim disa foto paparac të këngëtares Ingrit Gjoni. E kemi ndjekur atë gjatë një paraditeje dhe kemi fokusuar momente nga jeta e saj e përditshme.

Look-u i këngëtares në këtë foto shfaqet sportiv. Sikundër e shikoni edhe në foto Ingriti është duke dalë nga një bankë e kryeqytetit, me portofolin në dorë.

Nga mimika e këngëtares, e më pas edhe nga veprimet që pasuan ditën kuptuam që Ingriti kishte bërë tërheqje parash. Por nese vini re me vemendje Ingrit Gjoni ka bërë së fundmi një ndryshim në dukjen e saj.

Ndryshe nga ç’mund të jeni duke menduar ju, këngëtarja nuk ka bërë një ndryshim në look, pasi ndryshimi këtë herë lidhet me llojin e makinës së saj… Nëse deri tani e kemi parë gjithmonë Ingritin me ‘Touareg’-un e zi, tani e tutje s’do të ndodhë më kjo.

Këngëtarja ka marrë së fundmi një makinë të re të tipit “Range Rover”, e me të mund ta shikoni teksa udhëton në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here