ingrit-gjoni-002Që ajo është një prej këngëtareve më seksi të skenës shqiptare, këtë nuk ka njeri që e vë në diskutim. Linjat e saj provokuese kanë tërhequr gjithmonë vëmendje dhe fotot në bregdet janë bërë shpeshherë pjesë e kopertinave rozë. E në linjën e këtij klasifikimi, Ingrit Gjoni, për t’ia shtuar dozat e sensualitetit trupit të saj, ka vendosur të operojë gjoksin, duke e rritur masën e tij me një numër. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të klinikës “Keit” ku këngëtarja ka kryer ndërhyrjen dhe më vonë është pranuar nga vetë ajo për suplementin “Bluetooth”.

Ingriti është njohur gjithmonë për çiltërsinë dhe sinqeritetin në publik, ndaj dhe pyetjes sonë mbi vërtetësinë e këtij lajmi i është përgjigjur me dashamirësi, në ndryshim nga shumë kolege të sajat në muzikë. “Është e vërtetë që kam bërë ndërhyrje në gjoks. Prej kohësh kisha dëshirë t’i rrisja përmasat e gjoksit me një numër, por frika se mos nuk do të mundja ta ushqeja me gji fëmijën tim, më mbante larg realizimit të kësaj dëshire.

Me lindjen e Paridit dhe me ndërprerjen e qumështit të gjirit, fillova të mendoja për ta bërë realitet këtë dëshirë të kahershme. Takova mjekët profesionistë të klinikës ‘Keit’, të cilët duhet të them se kanë bërë një punë të shkëlqyer”, – rrëfehu këngëtarja, e cila na zbuloi se shumë shpejt do të fillojnë edhe xhirimet e klipit të ri, ku do të ekspozohet gjoksi i saj i ri, tashmë me masën tre e gjysmë. Këngëtarja ka nisur një tur koncertesh, i cili intensitetin më të madh pritet ta ketë gjatë muajve të verës.

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here