Këngëtarja e dashur e muzikës shqiptare, Ingrid Gjoni, po e realizon dalëngadalë atë që premtoi në fillim të kësaj vere, “t’i kalojë kufijtë”.

Bluetooth njofton se kënga “My Heart Is Crying” është shumë e pëlqyer në disa vende ballkanike e më tej në Evropë, duke u bërë kështu pjesë e top-listave të disa prej radiove më të njohura në Rumani, Bullgari, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë e Greqi.

Në Greqi, Ingridi ka arritur një rekord. Kënga e saj në bashkëpunim me DJ-in e famshëm rumun, Tony Ray, është kthyer në një hit të verës dhe veç kësaj është renditur e para në një prej klasifikimeve më serioze që bëhet në këtë vend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here