Pasi ka nxjerrë një këngë të re të shoqëruar me klip, ashtu siç bën çdo fillim vere, këngëtarja Ingrid Gjoni mesa duket po mendon seriozisht edhe për argëtimin e saj.

Fundjavën e kaluar menjëherë pas pjesmarrjes në natën përmbyllëse të këtij sezoni të “Zonë e lirë” ka kaluar orët e para të mëngjesit tek kompleksi “Mai Tai” në kryeqytet.

Së bashku me Ingridin ishte edhe mbesa e saj balerinë e cila me siguri ndjehet me fat sepse nuk ndodh shpesh të dalësh me teze për jetë nate.

Vajzat janë parë në shoqërinë e Sinan Hoxhës dhe Seldit të cilët tashmë kanë unifikurar axhendat dhe po bëjnë koncerte bashkë. Të katërt janë argëtuar deri në orët e para të mëngjesit. /PanoramaPlus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here