

Por, ama edhe shumë shikime që kanë dashur të zhbirojnë diçka më tej… fustani i saj tejet i shkurtër ka tërhequr sytë e kureshtarëve, siklet të cilin Ingridi e ka ndjerë edhe më shumë kur është ulur në karrigen e saj.
Ajo herë pas here shihej duke zgjatur fustanin, i cili ndërsa gjendej ulur, tërhiqej lart. E madje, për të mbuluar zonën e kofshëve të dukshme me sy të lirë nga të tjerët, Ingridi ka përdorur syzet dhe portofolin e saj si maskë për to.
Ndërkaq, ajo çka bie në sy së fundmi janë edhe disa kilogramë të tepërt që këngëtarja ka marrë. Prandaj e rekomandojmë të nisë dietën dhe t’i rikthehet elegancës së dikurshme.
Për sa i përket muzikës, këngëtarja Gjoni sapo ka hedhur në treg albumin e saj të ri, ndërsa është duke përgatitur edhe një këngë me kantautorin Flori Mumajesi, këngë së cilës do t’i realizojë edhe një klip, e që sigurisht do të jetë një nga surprizat e verës të Ingridit për fansat e saj. (Bluetooth)