Janë të dyja beqare dhe ndaj kanë provuar të shohin veten se si duken me fustan të bardhë para pasqyrës.
Për këngëtaren Ingrid Gjoni, kjo është eksperienca e saj parë, ndërsa për Skandinada Lalaj është diçka që e ka provuar shumë herë, ndërsa ka pozuar me fustane nusërie, edhe për faktin se ushtron profesionin e modeles.
Por kësaj here janë bërë të dyja bashkë dhe kanë pozuar të veshura si nuse, me fustanet e zgjedhura të sallonit të nuseve “Frida Xhoi & Xhei” në Tiranë. Ato kanë realizuar disa foto me fustane të ndryshme, të përshtatura me stilin dhe portretin e secilës.
Duket se kanë zgjedhur disa nga koleksioni i fustaneve të nusërisë, nga klasikët deri tek ekstravagantët, të gjithë tendenca spanjolle. Salloni “Frida Xhoi&Xhei” u inaugurua një vit më parë në prani të vajzave më të famshme VIP,disa prej të cilave, kishin si plan jo të largët martesën.