Takimet me të janë gjithmonë mbresëlënëse dhe shumë interesante madje.
Këtë herë këngëtares seksi, Ingrid Gjoni, i lindi ideja që intervistën për klipin e ri ta realizonim në makinën e saj tip “Touareg”. Duke qenë se e jeton jetën plot dinamizëm, kërkon që çdo minutë e saj të shfrytëzohet në mënyrë sa më të efektshme.
Është gjithmonë në lëvizje, ka gjithmonë një punë për të bërë dhe si pasojë koha nuk i premton që të ndalojë në bare a restorante të ndryshme për të dhënë intervista… E tillë do të vijë edhe sot në “Bluetooth” për t’i transmetuar edhe lexuesit adrenalinën që shoqëron gjithmonë jetën e saj.
Klipi i ri do të jetë pa diskutim një ndër klipet më të pëlqyera të kësaj vere. Xhirimet për të, kanë zgjatur plot 12 orë pa ndërprerje dhe janë realizuar në Gjirin e Lalzit. Klipi do të ketë 4-5 skena të ndryshme dhe do të na sjellë në secilën prej tyre një Ingrid të ndryshuar.
Edhe këtë herë këngëtarja Gjoni, look-un e saj ja ka besuar stilistes Rezarta Skifteri dhe artistes së make-up-it, njëkohësisht stiliste e flokëve në këtë klip, Frida, e cila a qenë gjatë tërë xhirimeve të klipit në dispozicion të Ingridit, së bashku me një ekip prej 6 vajzash. Siç e shihni dhe nga fotot që sjellim ekskluzivisht në “Bluetooth”, Ingridi në këtë klip do të vijë me flokë të shkurtër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here