Këngëtarja nga Shqipëria, Ingrid Gjoni është nëna më e re në skenën e estradës shqiptare.
B
ukuroshja ka lindur djalin Parid Mara gjatë orëve të hershme të së hënës, i cili është fryt i dashurisë gjashtëvjeçare të saj me partnerin Genti.

“Jam shumë e lumtur. Nuk m’a priste mendja të kishte edhe të tilla ndjesi. Emocionet kanë qenë shumë të forta, më të fortat që kam përjetuar.

Kam menduar gjithmonë se dashuria për partnerin, të afërmit, miqtë, apo profesionin është shumë e madhe, por jo. Fëmija qenka mrekulli. Më duket sikur kam rilindur”, ka thënë këngëtarja për Gazetën Shqiptare.

“Emrin e vendosi Genti. Ishte dëshirë e tij që djali të quhej Parid”, ka shtuar Ingriti duke treguar se emri i tij është emri i një prijësi, siç djali i tyre do të jetë udhëheqësi i lumturisë familjare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here