Ina Shaqiri super-aktive këtë verëThonë se vera është sezona e pushimeve, por kjo thënie nuk vlen edhe për Ina Shaqirin, dhe për shumë artistë të tjerë.

Madje, për modelen kosovare, vera është sezoni kur ajo duhet të jetë super-aktive. Ferizajasja vazhdon të jetë e gjithanshme, shkruan Zëri.

Ajo së fundmi ka qenë pjesë e një seti fotografik dhe e një reklame, ndërkohë që është e angazhuar thuajse çdo ditë e natë në organizime të eventeve të ndryshme si ndeja, dasma etj, me kompaninë e saj, InAlb.

ina2

“Të rejat e fundit kanë qenë në fushën e modës. Kam bërë fotografi për dizenjatoren Saranda Musliu dhe kam qenë pjesë e një reklame për butikun Okaj. Jam munduar të gjej kohë edhe për këtë fushë, të cilën me të vërtet e dua. E ofertat që më vijnë, më bëjnë të vazhdoj të punoj në këtë profesion”, thotë Ina për “Zërin”, e cila zbulon se fotograf i projektit të fundit ishte Egzon Mehmeti.

Ina Shaqiri super-aktive këtë verë

“Të paktën tash që e kam edhe kompaninë time, më është dashur ta lë paksa anash modën. Jam përkushtuar maksimalisht tek ‘InAlb’ dekorin dhe puna është duke ecur për mrekulli. E kam më të lehtë ta bëj këtë punë pasi e dua më së shumti dhe e bëj me përkushtimin më të madh”, ka vazhduar Shaqiri.

Ndër të tjera, ajo tregon se do t’i vazhdojë në shtator trajnimet që i kishte nisur para dy muajsh, përcjellë Zëri.

Ina Shaqiri super-aktive këtë verë

Pasi ishte “IN” gjatë tërë verës, ajo i ka lënë pushimet kah fundi i sezonës, edhe pse nuk ka vendosur ende se ku do të shkojë për pushime. Sigurisht, në një vend të qetë, ku mund të relaksohet maksimalisht, pas punës së lodhshme të muajve të fundit.

Gjithashtu, bukuroshja ferizajase e ka në mendje edhe aktrimin. Ajo ishte pjesë e serialit ‘192’ të Krenar Belegut, ndërsa planifikon të jetë pjesë e këtij projekti edhe në sezonin e ri.

“Ofertat për filmin s’më janë ndalur asnjëherë. Besoj se do të jem pjesë e sezonit të dytë të serialit të Krenar Belegut, ku isha në sezonin e parë. Sezoni i dytë fillon në tetor”, ka përfunduar Shaqiri.

Ina po zgjerohet me të madhe me biznesin e saj, “InAlb”, duke u shtrirë në krejt Kosovën. Gjithashtu, nuk po e lë anash as modelimin e aktrimin. Kur do, mund të gjesh kohë për të gjitha

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here