Filmi aksion “Immortals” gjendet në vendin e parë në “box office-n” amerikan me një përfitim prej 32 milionë dollarësh.

“Immortals” e largoi nga froni filmin e animuar “Puss in Boots” dhe tejkaloi komedinë e re “Jack and Jill”, ku luan i famshmi Adam Sandler.

Komedia në fjalë aktualisht gjendet në vend të dytë me 26 milionë dollarë të fituara.

Ndërkaq, filmi i animuar “Puss in Boots”, i cili në maje të “box Office” qëndroi për dy javë, gjendet në vend të tretë me 25.5 milionë dollarë të fituara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here