Për të gjithë ata që mendojnë se me mbarimin e verës mbaruan dhe imazhet seksi në gazetën tonë, ja ku po vijmë për t’ju demonstruar të kundërtën.

Dhe kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë këngëtare e cila imazhet e saj seksi i ka servirur me kohë në klipe dhe nuk ka ndonjë gjë të re për të parë. Po flasim për një personazh për të cilin kurioziteti është mjaft i madh, për ta parë në një version informal, lëre pastaj në plazh!

E kemi ndjekur këmba-këmbës për të pasur këto foto që po botojmë këtë herë në faqet e “Panorama plus”, por shpesh kemi dështuar. Kryeprokurorja Ina Rama është një person shumë i kujdesshëm, që askush të mos mësojë detaje të jetës së saj jashtë profesionit, dhe aq më pak të ketë në qarkullim imazhe të saj mbi këtë pjesë të jetës që ajo e ruan me fanatizëm.

E quajtur dikur nga Kryeministri Berisha gruaja e hekurt ose Silvia Konti shqiptare, edhe falë profesionit deri diku burrëror, ajo nuk hoqi dorë nga të qenët një femër e bukur, në sensin që nuk kërkoi asnjë moment t’ju ngjajë atyre në ndonjë detaj të vogël vizual apo në sjellje. Shumë e këndshme në pamje, me kostum, por pa hequr dorë nga klasi dhe feminiliteti, Ina Rama shpesh është komentuar si grua me një ngjashmëri të jashtëzakonshme me aktoren e Hollywood-it, Jennifer Aniston.

Nuk kemi pasur mundësi ta shohim ndonjë herë pa grim dhe me flokë pa krehur, por kësaj radhe… ja ku vjen. Është fotografuar pak javë më parë në plazhin e Dhërmiut së bashku me familjarët e saj, nën vëzhgimin e truprojave.Vera e këtij viti ka qenë dyfish e nxehtë për kryeprokuroren, jo vetëm për temnperaturat e larta klimaterike, por edhe për ato politike, ndërkohë që ka një debat të nxehtë mes pozitës dhe opozitës se kur është data e duhur për ta zëvendësuar me një kryeprokuror të ri.

Gjithsesi, kushdo që të vijë, ne e themi me bindje se askush tjetër në vend të saj nuk do mund t’i japë atij institucioni hijerëndë, krahas profesionalizmit, edhe sharmin që mbart Ina Rama. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here