ingrid-gjoni-0006-parid-by-bluetoothPaparaci i “Bluetooth” këtë jave është vënë në ndjekje të këngëtares Ingrit Gjoni, të cilen prej muajsh e shohim disi të tërhequr nga jeta publike, e për pasoje ka marrë mungesa edhe në faqet roze. Ndonese prezente në festivalin “Kenga Magjike” me një përformancë mbresëlënëse, komentet për Ingritin në faqet e showbiz-it nuk i kanë kaluar kufijte e komplimenteve.
Për këtë arsye edhe ne, të shtyre nga kërsheria e publikut për të mësuar diçka më shumë për jetën e re të kengetares seksi (si nënv), i jemi qepur pas dy ditë të kësaj jave… dhe sikunder pritej, Ingriti ka dalë nga shtëpia bashkë me të birin.

Paridi i vogel pritet të mbushë 1 vjeç pas një muaji dhe këngëtarja siç duket e merr kudo me vete, pavarësisht se për mire rritjen e tij ka angazhuar edhe një babysiter. Del me te për të bërë pazar, për të bërë shopping, për të pirë kafe. Fotot që sjellim sot janë ekskluzive dhe tregojnë anen e panjohur të këngëtares seksi. Përmes tyre kuptojmë që ajo nuk di të jetë vetëm përformuese në skenë, por edhe një nënë shumë e mirë. Të marten e kësaj jave, këngëtarja bashke me të birin, pasi ka bërë disa blerje në supermarketin afër lagjes, është larguar me makinen tip ‘Benz cls 320’ në studion muzikore të kompozitorit me të cilin do të sjellë shumë shpejt edhe një këngë të re.

Ndërsa të enjtën paradite – dita e dytë e pergjimit – e veshur sportive, Ingriti bashkë me Paridin e vogël është futur në një qënder tregtare, ku paparaci yne nuk është lejuar të futet.
“MISTER BABY” – PARIDI
Megjithëse ende nuk ka mbushur 1 vjeç, Paridi mund të konsiderohet pa frikë një ‘mister baby’ në radhet e fëmijëve VIP. I vogli i këngëtares ka tipare mjaft të veçanta. Syte i ka të shkruara, është një fëmijë shumë i shëndetshëm. Ai tashme mund të ecë vetë dhe shpeshherë – siç tregojnë të afërm të familjes – bën gara me kushëriren e tij Coco Antonel, vajzën e regjisores Inis Gjoni.
Këngëtarja nga ana tjetër, Ingriti shfaqet më në formë se kurrë në këto foto. Siç duket, periudha gjatë së ciles i është kushtuar të birit i ka bërë mirë këngëtares së suksesshme.

Tashme ajo vjen me një look të ndryshuar; floket aktuale u ngjasojnë shumë atyre natyrale me të cilet Ingrit Gjoni doli në fillim në skenë. Pritet që shumë shpejt seks-simboli i femrave shqiptare të sjelle një këngë të re ritmike, bashkë me një videoklip të realizuar bukur, siç vetëm ajo di të bëjë.

Burimi: vipat.info
.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here