Këngëtarja e njohur Imany duket të jetë impresionuar nga zëri i Besa Kokëdhimes, interpretimin e së cilës e ka cilësuar si ”te pabesueshëm”.

Në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Imany ka publikuar videon e shkëputur nga emisioni televiziv ”E diela shqiptare”, ku Besa interpreton hitin e Imany, “You will never know”.

“Gjeniale! E pabesueshme! ”You will neve know” kënduar nga një pop yll i muzikës shqiptare! Jeta vërtetë është plot befasi”, ka shënuar Imany.

Në anën tjetër, Besa është përgjigjur me një postim në faqen e saj në Facebook, duke shprehur kënaqësinë e komenteve të Imany dhe duke e falënderuar atë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here