“Im sexy and I know” vjen nga Bleona QeretiKëngëtarja Bleona Qereti ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, ndonëse ka punuar shumë për të krijuar një karrierë muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, së fundmi ajo ka treguar se tashmë është gati për tu prezantuar fansave disa prej projektev, të cilat i ka realizuar në gjuhën angleze.

“I’m sexy and I know”, është kënga e cila ka publikuar ajo së fundmi, teksa këtë këngë fansat kanë mundësinë që ta dëgjojnë për momentin vetëm në “iTunes”.

Kjo këngë është realizuar në studion e një prej prodcentëve më të famshëm të Los Angeles, Timbaland. Gjersa Bleona ka publikuar një pjesë të saj në rrjetin social Instagram.

I hope you know what to do with me when you see me in my birthday suit Get to it on @spotify 😉 #ShowOff @jimbeanzofficial – we needed to continue with this style 🙂 miss you ! Let’s get together soon . 😘
A video posted by Bleona (@iambleona) on Jan 3, 2017 at 11:01am PST
Këngëtarja Qereti nuk ka treguar nëse këtë këngë do ta finalizojë edhe me videoklip në YouTube, megjithatë kjo është një shenjë që tregon se Bleona po shkon drejt suksesit në SHBA.

Kujtojmë që para katër vitesh, ajo pati edhe një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Timbaland, këngën “Pass out” e cila i hapi dyert edhe më tej me producentin e njohur, i cili tashmë është edhe në përgatitje të albumit të këngëtares. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here