Rikthimi i gazetares së guximshme në ekran Ilva Tare pas studimeve të saj ne Londër, përveç mirpritjes nga audienca dhe interesit të shtypit shqiptar, tashmë i është shtuar edhe një vlerësim akademik.

Pikërisht Akademia e Vlerësimit Vjetor Radio Televiziv, i ka akorduar asaj çmimin për rikthimin dinjitoz në ekranin shqiptar dhe profesionalizëm në gazetarinë televizive.

Anëtarët e bordit të Akademisë kanë qenë të gjithë unanim në një mendje për të vleresuar autoren dhe moderatoren e programit Tonight Ilva Tare, që transmetohet çdo të martë dhe të premte, me fokus aktualitetin, politikën por edhe çështjet sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here