iliriKëngëtari i njohur Ilir Shaqiri numëron dekada në skenën muzikore.

Ndonëse është 56 vjeç, ai vazhdon të merret me muzikë, ndërsa është i kompletuar edhe në jetën private.

Familja e tij muaj më parë u shtua edhe me një nip, kjo pasi djali i tij Korab Shaqiri bashkë me gruan e tij u bën prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Alte.

Përndryshe, Ilir është edhe gjyshi i disa nipërve dhe mbesave të tjerë, fëmijëve të djemve të tij më të mëdhenj.

Ai duket se është shumë i dhënë pas tyre dhe nuk refuzon për asgjë në botë lojën me ta. Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Korab Shaqiri në InstaStory, Iliri shfaqet teksa luan futboll me një prej nipërve.

Iliri Shaqirin kurrë nuk e keni parë kështu

Edhe pse i ka kaluar të 50-tat, këngëtari Shaqiri duket se e mban mirë veten, përderisa është mjaft vital dhe i përmbushur në jetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here