Ilira Gashi lanson këngën “Bad Boy” Ilira Gashi ka publikuar videon e këngës më të re të titulluar “Bad Boy”.Gjersa për videon e këngës është përkujdesur “Entermedia”, realizimin e saj e ka bërë Mixey.

Ilira është një shqiptare e rritur në Zvicër dhe është këngëtare që ka filluar të bëhet e njohur në mediat zvicerane dhe shqiptare.

Ajo ka qenë kandidate për ta përfaqësuar Zvicrën në Eurovision në vitin 2011 me këngën “Home” duke arritur mjaft sukses dhe duke u bërë e njohur për publikun zviceran.

Gjatë muajit maj, ajo është prezantuar me videoklipin e këngës “Losing My Mind” që është bashkëpunim me një reper nga Berni, Tarick One.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here