Duket se ka përfunduar gjithçka me rolin e Artanit (Ilir Tafa) në serialin vendor “Shtëpia ime”.

Se a do të zëvendësohet Ilir Tafa nga një aktor tjetër, apo ndryshohet skenari për të arsyetuar mungesën e aktorit kryesor në serial, ende nuk dihet, por një gjë është e sigurt: Ilir Tafa, më nuk do të jetë pjesë e serialit vendor për arsye të angazhimit në një serial tjetër, shumë më të madh, me përmasa rajonale.

Kjo është edhe arsyeja kryesore, pse aktori Tafa braktis rolin, ngaqë sipas kushteve të kontratës së nënshkruar me producentin e serialit “I marrë, i hutuar, normal” (Lud, zbunjen, normalan), Davor Pusic, aktori Tafa nuk do të mund të paraqitet në një serial tjetër deri sa nuk përfundon kontratën me ta.

Xhirimet për sezonin e pestë të serialit komik, më të shikuar në rajon, “I marrë, i hutuar, normal”, do të nisin në fillim të janarit 2012, ndërsa Tafa do të paraqitet në rolin e Mentor Kosovës, një shqiptar i cili jeton dhe vepron në Sarajevë.

Komedia në fjalë për katër vjet rresht, vazhdon të mbetet më e shikuara në rajon, ndërsa Tafa do ta ketë partner edhe aktorin tashmë hollivudian, Miraj Grbic, i cili së shpejti do të paraqitet në premierën e filmit “Mission Impposible – Ghost Protocol”, krahas Tom Cruise.

Burime mirë të informuara, bëjnë të ditur gjithashtu se aktori Tafa tashmë ka të njëjtin agjent me Miraj Grbic, dhe mbase (të paktën ai shpreson) nuk do të jetë larg shesheve të xhirimit të industrisë hollivudiane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here