Këngëtari Ilir Shaqiri ka transmetuar së fundmi këngën e tij “Zhgënjimi i mërgimtarit”, në të cilën shihet një mërgimtarë kosovarë që nuk e dëshiron flamurin e Kosovës por atë të Shqipërisë.

Kënga, e cila sipas këngëtarit bazohet në një ngjarje të vërtetë, tregon për një mërgimtarë që pas 12 viteve kthehet në Kosovë.

Në të nuk mungojnë edhe komente politike, siç është “mallkon nënëlokja e shenjtë shqiptare”, pastaj “vuaj si ju thonë atyre që për ditë vjedhin Atdheun”.

Refuzimi i flamurit të Kosovës nga mërgimtari ndodh në minutën e 2.43 të spotit të këngës, ndërkaq përpos një aktori që merr pjesë në këtë spot është edhe djali i Ilir Shaqirit që luan në piano, Korab Shaqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here