Ilir Shaqiri me mega-biznesNëse gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka qenë referencë për këngët patriotike, viteve të fundit këngëtari Ilir Shaqiri është bërë referencë edhe si afarist. Madje, si afarist shumë i suksesshëm, shkruan Infokusi.

Bashkëfshatari i zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi, ka depërtuar fuqishëm në fushën e biznesit me kompaninë ‘Aztech’, e cila tashmë i ka hapur degët e saj në disa qytete të Kosovës: Prishtinë, Gjilan, dhe disa qytete të tjera.

Në faqen e Agjencionit për Regjistrim të Biznesit në Kosovë (ARKB), si pronarë të këtij biznesi figurojnë emrat e dy djemëve të Ilirit: Drenas Shaqiri dhe Gojart Shaqiri.

Po ashtu, sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ky biznes që merret me tregti me shumicë të makinerive dhe pajisjeve tjerave të për zyre, ka nisur aktivitetin në vitin 2009-të dhe tashmë ka 30 të punësuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here