Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në versionin kukullaPas Albana Osmanit dhe Olti Currit, të cilët u “shndërruan” në kukulla, për bamirësi do të shiten edhe kukullat e Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Çifti tashmë janë edhe në versionin kukulla dhe mund të blihen nga të gjithë që dëshirojnë të kontribuojnë në nismën ndërkombëtare të bamirësisë nëpërmjet kukullabe MengMe, transmeton Telegrafi.

Të ardhurat nga ky projekt do të shkojnë për fëmijët e braktisur në vendin ku personazhet e njohur jetojnë.

Edi Rama ishte përfolur si një nga personazhet e famshmëm shqiptar për t’u shndërruar në versionin kukull, por mendohet se në vend të tij është përzgjedhur Emina Çunmulaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here