Katie Holmes foli për martesën e saj dhe për jetën nën “llupën” e opinionit. Aktorja dhe Tom Cruise në nëntor do ta festojnë pesë vjetorin e martesës, ndërsa Katie thotë që në lidhje e tëra është e shkëlqyeshme.

“Bashkëshorti im ka bërë filma të jashtëzakonshëm të cilët kanë ndikuar në tërë botën, ndërsa edhe unë jam pjesë e kësaj. Për këtë jam krenare”, thotë Katie. Aktorja shton se ajo dhe burri i saj më shumti pëlqejnë të kënaqen në gjërat larg publikut.

“E pëlqejë lojën shoqërore ‘Scrabble’, e luajmë pa pllakë, vetëm me pjesë”, tha Katie dhe sqaron se është mësuar edhe me vëmendjen e madhe që e tërheq jeta e saj. “Ndonjëherë mund të shkojë deri te Starbucks dhe askush të mos më vërejë.

Ndonjëherë kur të dalim duhet të ikim nga paparacët dhe të ndërrojmë veturat, por kjo më është bërë pjesë e përditshmërisë. Di si të sillem me këtë. Edhe më tutje jam ‘e vogla’ nga Ohio, por fama më është bërë pjesë e jetës dhe më duhet të përballem me të”, tha Katie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here