Ka qene një mbrëmje e veçante ajo e te enjtes ne puntaten e radhës te spektaklit “Dancing with the stars”.

Formati i cili ka ardhur për here te pare ne Shqipëri nga “Tring” Dixhital e Vizion Plus, ka rritur dozën e emocioneve tani qe edhe pak jave na ndajnë nga nata finale.

Pese personazhet e mbetur vip kane garuar me dy vallëzime te ndryshme, ne pjesën e pare fox-trot dhe kuik-step dhe ne pjesën e dytë samba.

Por, vallëzimi i dyte duke se ka pasur me tepër energji edhe nga vete personazhet vip, te cilët përveç garës ne një gjini latine si samba iu është dashur te vlerësohen, edhe pse jo me pike, nga i ftuari special i jurisë, Edi Rama.

Por, kreu i Bashkisë se Tiranes si dhe lideri i opozitës, jo vetëm qëndroi krah jurisë, por surprizoi publikun teksa vendosi te zbriste edhe vete ne pistën e kërcimit, me një vals te shoqëruar nga Alketa Vejsiu. Ne fund, edhe këtë puntate dikush e la garën pas përmbledhjes se pikëve te jurisë e mbi te gjitha publikut.

Soni Malaj dhe balerini i saj Mirko, u larguan kështu nga ëndrra për çmimin e madh, por i surprizuan te gjithë duke deklaruar publikisht dashurinë për njeri-tjetrin./vizionplus/

1 Koment

  1. valla soni na ki mor ftyren o kuder me italian….valla sdi pa coment budallic je

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here