Anna Kournikova ka nxitur spekulimet se ajo është martuar në mënyrë sekrete me Enrique Iglesias pasi është fotografuar në publik me një unazë të dukshme fejese dhe martese.

Ylli i tenisit, e cila është në lidhje me Iglesias që nga viti 2002, është parë duke u larguar nga një restorant në Hollywood gjatë të premtes mbrëma, me rreth martese në gishtin e unazës.

Daily Mail shkruan se Kournikova po ashtu mbante edhe një ‘unazë fejese’, me të cilën ishte parë muajin e kaluar, pavarësisht se kishte thënë në një paraqitje televizive se nuk e ka në plan të martohet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here