Iggy Azalea ndahet nga i fejuari Nick YoungDyshja, Iggy Azalea dhe Nick Young i kanë dhenë fund fejesës së tyre.Ishte përfolur për një tradhti mes dyshes dhe gjërat nuk mund të rregulloheshin, transmeton Bota Sot.

Lajmin për ndarjen e ka bërë të ditur Iggy, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagra, ku ka shkruar se është ndarë nga i fejuari i saj, basketbollisti i LA Lakers, 31 vjeçari Young.

“Fatkeqësisht, edhe pse e dua Nick-un shumë dhe pasi kam provuar ta rindërtoj besimin në të, pas shumë javësh tentimi, nuk isha e gatshme ta bëja. I uroj atij më të mirat. Nuk është kurrë e lehtë t’i ndash rrugët me njeriun me të cilin keni planifikuar ta ndani të ardhmen. Mirëpo, ardhmëria mund të rishkruhet dhe që nga sot e imja është një faqe e bardhë”, ka shkruar Azalea në profilin e saj në Instagram.

Ndërsa, ndarjen e ka konfirmuar edhe Nick i cili më pas publikoi në Twitter statusin e tij të ri: “Single”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here