Ibrahim Tatlises takohet me ish të dashurën pas operacionit Ibrahim Tatlıses po vazhdon shërimin në Miami të SHBA-ve pas operacionit në tru.

Ditë më parë u tha se 63-vjeçari ishte operuar me sukses, ndërsa tani edhe në fotografi po shihet qartë se ai është duke e marrë veten, transmeton Telegrafi.

Ato i ka publikuar vetë këngëtari turk përmes llogarisë së tij në Instagram, duke treguar se është vizituar nga të afërmit dhe djali i tij, e cila duket se ka gëzuar shumë këngëtarin.

Gjithashtu është vizituar edhe nga ish e dashura Sibel Can, me të cilën ai kishte kaluar disa nga vitet më të mira në jetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here