Mjekët turk të spitalit Acibadem të Stambollit kanë njoftuar se, pas heqjes nga aparati për frymëmarrje, Ibrahim Tatlises kishte filluar të flasë.

Megjithatë, sipas mjekëve, rreziku për jetën ende lëviz nga 10 deri në 80 për qind.

“Ai mund të lëvizë dorën e djathtë dhe këmbën e djathtë, të na japë dorën dhe të flasë me ne. Ky është një progres pozitiv”, ka thënë neurokirurgu Ilhan Elmaci.

Këngëtari i njohur turk, me prejardhje kurde, u plagos të dielën mbrëma nga, siç thuhet, së paku dy sulmues të paidentifikuar, gjatë largimit nga studio televizive e TV Show.

Ndërkohë, janë angazhuar dhjetë ekipe policore me nga 30 policë për gjetjen e sulmuesve dhe motivit të këtij akti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here