Aktori Tom Cruise kaloi ditëlindjen e  50-të pothuajse i vetmuar të mërkurën, pasi ndarjes nga bashkëshortja Katie Holmes, e cila madje nuk e lejoi që të takonte vajzën e tij Suri. 

Çifti kishte planifikuar një festë të madhe në supervilën 30 milionë dollarëse të aktorit në Los Anxhelos, por të gjitha planet u prishën pas kërkesës suprizë të divorcit, nga ana e Holmes.

Nga ana e tij, Cruise vendosi të kthehej përpara kohe në SHBA nga xhirimet e filmit që po zhvillon në Islandë, për arsye të panjohura.

Aktori mbushi 50-vjetorin në datën tre korrik, por në festën e planifikuar gjatë së mërkurës, ai takoi vetëm dy fëmijët e tij të birësuar gjatë martesës me Nicole Kidman, Connor dhe Isabellan, shkruan TCH.

Ndërkohë, aktori e pati të pamundur të takohej me vajzën e tij të vetëm biologjike, 5-vjeçaren Suri, e cila është duke qëndruar aktualisht me 33-vjeçaren Holmes.

Cruise dhe aktorja 17 vjet më e re në moshë u lodhën në martesë në vitin 2005, por duket se një seri mosmarrëveshjesh, përfshi çështjen e edukimit fetar të së bijës, çuan Katie të kërkonte zgjidhjen e martesës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here