Skandali i tradhtisë së Tristan Thompson me Jordyn Woods vijon të përflitet në familjen Kardashian. Khloe humbi partnerin, vajza do të rritet larg babait dhe Kylie Jenner humbi shoqen e ngushtë.

Për një kohë të gjatë, Khloe Kardashian ka qenë tepër e zemëruar me Jordyn, aq sa Kylie u detyrua të largohej prej saj. Madje Khloe thoshte se Jordyn ia shkatërroi familjen. Por tani gjërat duket se po ndryshojnë. Kylie po përpiqet që të rregullojë marrëdhënien mes tyre në mënyrë që të ketë afër motrën dhe shoqen e ngushtë në të njëjtën kohë.

Në një video të vogël të episodit të ri të “KUWTK”, Kylie dëgjohet duke folur me Khloe për Jordyn.

“Ajo donte të të shkruante dicka”, i thotë Kylie. Ndërsa Khloe i kthehet me ironi: “Ajo do të më shkruajë mua një letër?”.

Motra e vogël vazhdon bisedën me qetësi dhe e pyet: “A t’ia jap asaj adresën tënde?” Në atë moment, Khloe i dha një shikim të frikshëm, por ende nuk dihet se cfarë përgjigje i ka kthyer.

E gjitha mbetet për tu zbuluar të dielën kur të publikohet episodi i plotë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here