Në historinë e MTV Video Music Awards, pothuajse të gjitha performancat hapëse përmbajnë diçka kontraverse, që i bën ato të diskutohen.

I njëjti rast ka qenë edhe këtë vit me Rihanën, e cila interpretoi mbrëmë në ngjarjen prestigjioze muzikore, të mbajtur në Staples Center në Los Angeles.
Ajo kishte zgjedhur të keëndojë singlin e saj më të ri ”Cockiness (Love It)”, në të cilën e ndihmoi edhe reperi A$AP Rocky.

Por prezenca e reperit, bëri që këngëtarja 24 vjeçare të ngelet e skuqur, pas një gjesti të tij të pahijshëm.

Reperi amerikan A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, u hodh në skenë për të interpretuar vargjet e tij në remiksin e këngës.
Derisa po shijonte këto momente, 23 vjeçari nuk mund t’i rezistonte sharmit të Rihanës, prandaj i dhuroi disa puthje në qafe dhe i kapi të pasmet këngëtares.

E befasuar, Rihana vetëm e largoi atë nga vehtja dhe vazhdoi me pjesën e mbetur të performancës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here