Taylor Swift, i është dashur ta anulojë një darkë misterioze në Londër, me njërin nga anëtarët e grupit të njohur, One Direciton, të cilin e ka ftuar vetë këngëtarja që të darkojnë.

Nuk dihet saktësisht se cilin nga anëtarët e kishte ftuar ajo në darkë, por, mediat e huaja raportojnë se ajo kishte rezervuar një darkë në një hotel me pesë yje, të cilën e kishte anuluar në momentin e fundit, për shkak se i është dashur të kthehet në Amerikë.

Njëra ndër arsyet kryesore mund të jetë, Conor Kennedy, i dashuri aktual I këngëtares ndërkaq, bëhet e ditur se, dy anëtarët e grupit “One Direciton”, Zayn dhe Louis, janë në lidhje dashurie, kurse anëtari tjetër, Harry ka deklaruar se nuk ka marrë kurrfarë ftese për darkë, nga Taylor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here