Këngëtarja e famshme Dua Lipa nuk e fsheh më romancën e saj të re me modelin e njohur, Anwar Hadid.

Ajo nuk ngurron që të publikojë foto apo video me të në rrjetet e saj sociale. E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa Dua ka publikuar një moment me të dashurin e saj, gjatë një feste me miq e të afërm.

Ajo që tërhoqi vëmendjen, ishte momenti kur Anwar-in që i lëpiu ballin këngëtares me origjinë shqiptare. Në video, Dua gjithashtu tregoi se kishte kombinuar thonjtë me bluzën e partnerit.

Lidhja e re e këngëtares së famshme është komentuar shumë në media.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here