Vëllai i Kim Kardashian, Rob, të dielën është arrestuar në Miami Beach pasi e kishte ndjekur një paparaci nëpër rrugë dhe në një dyqan- raporton TMZ.

25-vjeçari po xhirohej nga Freddy Hernandez ndërkohë që kishte një zënkë verbale me të dashurën e tij, shqiptaren Rita Ora, ndërsa pasi e ka vërejtur paparacin ka vrapuar pas tij dhe më pas është arrestuar nga policia.

Hernandez u ka thënë policëve që Rob kishte dashur ta vriste, ndërsa në një raport policie thuhet se ylli televiziv ka pranuar se e kishte ndjekur paparacin 43-vjeçar, porse nuk e ka kërcënuar atë.

Pasi është lejuar që të sqarohej në një automjet policie, Rob Kardashian është liruar pa kurrfarë akuze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here