Bleona Qereti, e cila është në përmbyllje e sipër të turneut të saj në Shqipëri, ka arritur dje në Prishtinë, për të përcjellë nga afër përgaditjet për koncertin që do ta mbajë në kryeqytetin e Kosovës.

Ky koncert do të mbahet më 8 shtator, në orën 21:00, në sheshin ‘’Nëna Terezë”.

Në po këtë datë, në Prishtine do të qëndrojë edhe këngëtarja e popullarizuar në Britani, Rita Ora.
Vetëm pak ditë më parë, ajo ka bërë të ditur se shkak i vizitës së saj është xhirimi i videoklipit më të ri.
Xhirimet për videon e singlit të saj të ardhshëm, do të zgjasin dy ditë ndërsa përmes tij, Rita synon të arrijë t’i shfaqë botës imazhet e vendlindjes së saj.

Ndoshta Bleona mund të shfrytëzojë praninë e Ritës në Prishtinë, për ta takuar e për të marrë ndonjë këshillë rreth karrierës së suksesshme ndërkombetare, për të cilën Bleona është angazhuar shumë në vitet e fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here