Ai është një model simpatik, i cili u zbulua nga edicioni i dytë i spektaklit ‘Unë Jam Top Model 2’ në RTV21, por ditët e fundit e kapi pa dashje lajmi rozë, që e bënte të dashur të Françeskës bukuroshe nga BB5.

Ndërsa, ne mësojmë pak më shumë, se përveç se quhet Meriton Gashi dhe është shoku i Metit të BB5, ai ka qenë edhe model, duke sfiluar aty ku edhe bukuroshja ka qenë e ftuar, te ‘Albi Mall’, dhe aty janë njohur dhe natyrisht se kanë realizuar foto, siç ndodh kudo mes kolegësh.

Ndërsa, Meritoni shihet edhe në videoklipin e fundit të realizuar nga këngëtarja Adelina Berisha, me titull “What’s your name”.

Modeli nuk e ka mohuar as pohuar këtë dhe madje lajmet i kishte postuar në murin e tij të ‘Facebook’-ut dhe si duket i kishte pëlqyer që rastësisht ndodhet në faqet rozë të gazetave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here