Hysni Zeqiri me skena të hot në klipin e ri Ndonëse, angazhimet e tjera nuk e lënë të jetë shumë aktiv me projekte muzikore. Ai, kujdeset që projektet të cilat i publikon të jenë të realizuara në mënyrën më të mirë të mundshme. Bëhet fjalë, për këngëtarin shqiptar që jeton në Zvicër, Hysni Zeqirin, i cili ka publikuar Trailer-in e videoklipit të këngës “Unë e dua veç atë”.

Është kjo kënga me të cilën këngëtari Zeqiri, mori pjesë në edicionin e 12-të të Top Fest.

Nga pamjet e para duket se, klipi do të përmbajë fabulën e një historie dashurie, ashtu siç flet edhe kënga. Kurse, nuk do të mungoj as puthja e ndërmjet këngëtarit dhe aktores zvicerane që luan në videoklip.

Xhirimet e videos janë bërë në Zvicër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here