Hysni Pacolli i fiksuar pas AdelësDjali i xhaxhait të biznesmenit dhe politikanit të njohur kosovar Behxhet Pacolli, Hysni Pacolli, ka qenë një ndjekës i flaktë i shout “Big Brother” dhe një fans i çmendur i Adelës, njofton “Panorama”.

Hysniu, po ashtu një biznesmen i cili jeton Suedi, në mendje ka pasur një plan, të shkojë në Shqipëri për të takuar Adelën dhe pikërisht e kishte bërë këtë duke shkuar për pushime afër Kavajës (vendlindjes së Adelës), dhe ka xhiruar vendin ku u lind dhe u rrit Adela, rrugët, ndërtesat, gjithçka.

Ai u ka treguar njerëzve kuriozë gjithçka mbi fiksimin për Adelën, ashtu që njëri prej tyre e ka dërguar te prindërit e Adelës, ndërkohë që nuk ka mundur ta takonte Adelën pasi kjo e fundit ishte në pushime jashtë Shqipërisë.

Hysniu iu propozon prindërve të Adelajdës një udhëtim në Suedi, dhe pikërisht pardje, ata janë nisur për në Suedi, të ftuar nga fansi i vajzës së tyre.

Flitet se sapo të jenë pak më të lirë nga angazhimet, atje do të shkojë edhe Adela me Bjordin dhe kështu më në fund Hysniu do të takohet më vajzën që e ndoqi për tre muaj me radhë, që e pëlqeu dhe që ndoshta ka ndonjë plan interesant për të ardhmen e saj./Telegrafi

2 KOMENTET

  1. shpresoj qe te jete e vertete sepse e meritojne prinderit e adeles si dhe adela me bjordin qe jane shume te mire dhe na kenaqen, bravo

  2. Cfare thua mi??? Te ma mare mua Hysniu Adelen do i them mami Netes ta rafi fare ate budalain

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here