Hygerta Sako: Ja si e përjetova ndarjenIsh-Miss Shqipëria dhe prezantuesja bukuroshe Hygerta Sako ka folur për herë të parë për jetën e saj private.

E pyetur nga Arjola sesa e vështirë ishte t’ja shpjegonte vajzës së saj, Anais të gjithë procesin e ndarjes nga ish bashkëshorti, Hygerta shprehet:

“Nuk e pata shumë të vështirë t ’ja shpjegoja vajzës gjithë çfarë ndodhi, sepse në momentin që ti tregohesh plotësisht e sinqertë dhe kur ajo ndjen se është e rrethuar nga dashuria, nuk ka përse të vuaj asgjë. Anaisit nuk i mungon asgjë, pavarësisht se është në këtë lloj situate familjare. E ka dashurinë e nënës, e ka dashurinë e babait, të familjarëve.” /Albeu.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here