Të gjithëve na kujtohet, dalja e saj e parë në publik, me atë buzëqeshjen karakteristike, ku ajo do të rrëmbente kurorën e bukurisë, “Miss Albania”.
Kjo është Hygerta Sako, që sot e shohim, si një femër të suksesshme në botën e televizionit. Prezantuesja, Hygerta Sako rrëfeu në një intervistë për “Summer Pages” se konkurset e bukurisë e kanë humbur vëmendjen e publikut.
Konkurset e bukurisë në kohën time ishin eveniment. Kishte shumë pak kohë që ishin thyer tabutë dhe vëmendja ishte maksimale. Tashmë konkurset e bukurisë janë të shumta dhe nga më të shumëllojshmet. Mendoj se është mirë që organizohen, por konstatoj se fatkeqësisht e kanë humbur vëmendjen e publikut”.
Sipas Hygertës, titulli Miss do të thomë më shumë se të jesh thejsht nëj bukuroshe. “Titulli Miss do të thotë të jesh e bukur, elegante, sharmante. Por kjo nuk do të thotë se mendoj se një Miss duhet të ketë vetëm bukuri. Me bukurinë ajo plotëson kriterin kryesor për t\’u shpallur Miss, por nëse ka edhe elementë të tjerë do të ishte akoma më mirë.
Mendoj se bukuria është kalimtare, të bën të mbretërosh një vit, sa ke kurorën ende mbi krye dhe kaq, por nëse ke dhe zgjuarsinë, shkollimin dhe komunikimin mund të bësh përpara në jetë dhe mos të të kujtojnë, vetem si Miss”, tha Sako duke shtuar se “Një njeri për mua është i bukur, kur ka vlera, vlera njerëzore, mbi të gjitha. Bukuria fizike për mua është detaj, jo essence”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here